Problemi i ri për refugjatët në Preshevë, netët e ftohta dhe mëngjesi
Në preshevë sot deri në orë 10 të mëngjesit u regjistruan 180 refugjatë, numri i saktë i atyre që arrijnë mvaret nga dita në ditë, por problemi është se ka filluar moti i ftohtë, transmeton Presheva.AL
Të gjithë refugjatët, edhe 970 prej tyre që janë regjistruar dje, kanë marrë ndihmën e kryqit të kuq.
Gjithashtu edhe në fshatin Miratoc priten edhe refugjatë të rinj.
Dy ditë më parë, sipas të dhënave nga Komisariati për Refugjatë dhe Migrim në Preshevë janë regjistruar 1040 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Për të gjithë ata, duke përfshirë gratë me fëmijë të vegjël, problem filloi të bëjnë temperaturat e ulëta gjatë natës dhe në mëngjesin e hershëm.
Siç raportohet nga Presheva.AL, shumë familje janë duke u përpjekur për t’u kujdesur për fëmijët në çadrat që janë ngritur pranë Qendrës së pranimit në Preshevë, ndërsa disa prej tyre në trotuare duke pritur që të regjistroheni.