Lajme

Të shtunën formohet Asociacioni i komunave shqiptare

Përkundër paralajmërimeve, siç merret vesh jo të gjithë këshilltarët shqiptarë e përkrahin iniciativën në fjalë.

Këshilltarët shqiptarë të dy Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit, kanë përkrahur iniciativën për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tyre me nënshkrime në materialin e përgatitur për seancën e cila pritet të mbahet ditën e shtunë.

Por, përkundër paralajmërimeve, siç merret vesh jo të gjithë këshilltarët shqiptarë e përkrahin iniciativën në fjalë.
Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit, që vepron në tri komunat e Luginës, ndonëse përkrah veprimet konkrete politike, është kundër seancës së të shtunës me arsyetim se Medvegja është në zgjedhje dhe se këshilltarët e saj nuk përfaqësohen në Kuvend.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e UDSh-së nuk janë të vendosur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë.

Përderisa mes përfaqësuesve të subjekteve politike nuk janë unik, për sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë, përfaqësuesit e shoqërisë civile janë shprehur kritik ndaj tyre.

Kuvendi i përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është një formacion vullnetarë pa ndonjë bazë juridike dhe përgjegjësi institucionale.
Aktivitet e tija shënohen në situata të jashtëzakonshme, ndërkohë që vendimet e këtij institucioni deri më tani sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile janë mbetur në letër.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button