Lajme
Deri në fund të vitit, edhe një milion refugjatë sirianë
Edhe një milion sirianë do t’i lëshojë shtëpitë e veta deri në fund të vitit, nëse lufta do të vazhdojë, ka thënë koordinatori i OKB-së për Siri, Jakub El Hil.
El Hil për “Guardian” ka vlerësuar se “treni me njerëz” do të vazhdojë edhe këtë dimër, nëse nuk do të ndërmerren hapa politikë që të zgjidhet konflikti në Siri.
Hil ka thënë se më shumë se një milion njerëz janë shpërngulur gjatë vitit 2015, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare sirianëve që ta mbijetojnë dimrin.
Në Siri, që nga viti 2011 kur ka filluar konflikti, janë vrarë 250 mijë njerëz, ndërsa gjysma e banorëve janë shpërngulur.