Lajme

Shqiptarët e Kosovës masovikisht votojnë në Medvegjë, Mediat serbe ftojnë gjithë serbët të dalin në zgjedhje

Fjala është për banorët e Medvegjës që janë shpërngulur në Kosovë, dhe janë të regjistruar edhe në Kosovë, mediat serbe shkruajnë se ata votojnë në Kosovë dhe kur është e nevojshme edhe në Serbi.

Sipas të dhënave që ka Presheva.AL duke iu referuar mediave serbe vetëm në mëngjes kanë hyrë 9 autobusë për të dhën votën në këto zgjedhje të parakohshme në Medvegjë.

Pas kësaj turme me njerëz dhe dhjetëra autobusa autoritetet mbajtën mbyllur kufirin me arsyen kinse sistemi është prishur, gjithashtu edhe mediat serbe duke filluar nga Kurir alarmuan popullatën serbe që të dalin masovikisht në këto zgjedhje.

Edhe kryeministri Vuçiç sot vizitoi selinë elektorale të SNS-së në Beograd dhe kërkoi nga serbët në Medvegjë që të votojnë në zgjedhje, pavarësisht për kend ata votojnë. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button