Lajme

Protestë në Preshevë

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së në Preshevë në koordinim me Shoqërinë Civile në këtë komunë, organizon protestë gjithë-popullore.

Këshilli organizativ përmes një njoftimi fton popullatën e kësaj komune dhe më gjerë, që të marrin pjesë në protestën e paraparë të mbahet të premten, 18 shtator, me fillim në orën 11:00.

OVL dhe Shoqëria Civile, përmes këtij tubimi protestues kërkojnë ndalimin e dëbimit të shqiptarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe dhunën, diskriminimin që po  vazhdon ndaj banorëve të këtushëm, transmeton Titulli.com.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Këshillit organizativ, protesta gjithë-popullore do të shprehë edhe pakënaqësitë për veprimet e deritanishme të vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Ata kërkojnë kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshi  kryesor, para godinës së administratës komunale, sikurse shprehin pakënaqësinë për dhënien e mirënjohjes kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga kryetari Ragmi Mustafa.

Protesta e së premtes do të nisë marshin nga shkolla e mesme për në qendër, para godinës së administratës lokale, në Sheshin e Dëshmorëve.

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button