“Kryetar për në kurbali kur kismet” – Ragmi Mustafa përgjigjet shkurt: “Me kismet”

Në një postim zyrtar ku njoftoi fillimin e punimeve për sanimin e gropave në rrugën Preshevë–Miratoc, kryetari Ragmi Mustafa mori një koment interesant nga një qytetar, i cili shkruante:
“Kryetar për në kurbali kur kismet.”
Përgjigjja e Mustafës ishte e shkurtër, por mjaft domethënëse:
“Me kismet.”
Ky shkëmbim i shkurtër ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke sjellë edhe më shumë komente – disa në formë humori, e të tjerë me mbështetje ose kritika për kohën dhe mënyrën e realizimit të projektit.
Ndërkohë, punimet në terren po vazhdojnë, dhe sipas njoftimit të kryetarit, brenda pak ditësh pritet të sanohen shumë nga gropat e krijuara vite më parë në atë segment rrugor.
