Shtabi i krizave propozoi vendim për shkurtimin e orarit të punës deri në orën 17 dhe barjten e maskes në çdo vend

Imunologu Srdja Jankoviç tha se Shtabi i Krizave kishte propozuar shkurtimin e orarit të punës deri në ora 17:00, duke ndaluar tubimet dhe mbajtjen e maskave në çdo vrnd ku mund të ketë kontakt.
“Pas orës 17:00, vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe pikat e karburantit do të funksiononin,” tha ai RTS, transmeton Presheva.AL
Jankoviç tha se ai ishte i sigurtë që Qeveria e Serbisë do ta pranonte kete propozim gjatë ditës.
“Është një propozim unanim i shtabit të krizave dhe stafit mjekësore. Forcimi i masave është i nevojshëm,” tha ai.
Janković tha se është e detyrueshme të mbash maska në natyrë, kur mund të ketë kontakte ndërpersonale.
“Një pjesë e shtabit shqyrtoi mundësinë që maska te bartet gjithkund, por arsyeja mbizotëron sepse nuk do të kishte kuptim që dikush të vishte një maskë dhe të ecte buzë lumit vetëm,”.
Ai beson se ndëshkimi për mosrespektimin e masave është çështje e organeve shtetërore, dhe jo e mjekëve dhe shtabit të krizave.
Vendimi i Qeverisë së Serbisë për masat e reja pritet deri në fund të ditës, dhe të gjithë informacionin në lidhje me atë dhe epideminë e koronavirusit në Serbi mund ta ndiqni në portalin tonë.