Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në Turneun Memorial “Artan Abazi”

Turneu tradicional memorial në futboll “Artan Abazi” vazhdon edhe nesër, 22 korrik 2026, me zhvillimin e ndeshjeve të radhës, ku pritet një atmosferë sportive, emocione dhe rivalitet i ndershëm mes ekipeve pjesëmarrëse.
Sipas organizatorëve, aktiviteti do të nisë në ora 14:40 me interpretimin e himnit kombëtar dhe prezantimin e biografisë së dëshmorit Artan Abazi. Më pas do të mbahet një minutë heshtje në nderim të dëshmorit, ndërsa ndeshjet do të fillojnë në ora 15:00.
Programi i ndeshjeve:
15:00 – KF Qost vs. KF Rahovica Amri AG
15:30 – KF Qebaptorja Arsimi vs. KF Ballistët
16:00 – KF Rainca vs. KF Albi Maher Meister
16:30 – KF Bukuroca vs. KF Zhunica
17:00 – KF Market te Enveri vs. Ndërtimtaria IDI
17:30 – KF Geraj vs. KF Lerani
18:00 – KF Miratoca A vs. KF Norqa
18:30 – KF Sumulica vs. GIPS Punuesi Florenti
19:00 – KF Jetoni Blue Point vs. KF Tërrnava
19:30 – KF Elite vs. KF Çuki
Organizatorët ftojnë të gjithë sportdashësit që të jenë pjesë e këtij eventi sportiv dhe të mbështesin ekipet e tyre të preferuara, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive dhe fair-play.
