Shembje dheu në rrugën Preshevë–Gjilan, qarkullimi vështirësohet në afërsi të kufirit në Depcë

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në aksin rrugor Preshevë–Gjilan, në afërsi të fshatit Depcë, pranë kufirit me Kosovën.
Nga kodra pranë rrugës është shembur një pjesë e dheut, e cila ka zënë një pjesë të shiritit rrugor, duke bërë që në këtë segment qarkullimi të zhvillohet me vështirësi.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në këtë pjesë të rrugës aktualisht mund të kalojë vetëm një automjet në të njëjtën kohë, ndërsa drejtuesve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë kalimit.
Reshjet e vazhdueshme mund të shkaktojnë rrëshqitje të tjera në zonat kodrinore, prandaj kërkohet vëmendje nga të gjithë udhëtarët që përdorin këtë aks rrugor.
