Lajme

Nga ftohti i madh vdes një refugjatë në fushën e Miratocit

Ftohti i madh që po mbretron në vendin tonë ka marrë jetën e një refugjati nga lindja e mesme.

Siç mëson Presheva.AL burri i vdekur ishte nga Siria dhe ka ndërruar jetë gjatë kalimit të rrugës nga kampi në Tabanoc për në kampin e Miratocës.

Ai rrugëtimin e gjatë të rrugës së vdekjes ishte me gruan e tij.

Varrimi u bë në varrezat në st.hekurudhor ku vullnetarët që po qëndrojnë me vendin tonë dhe organizata ndërkombëtare i dhanë lamtumirën e fundit. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button