Lajme

Shenohet dy vjetori i Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë (Foto)

Një universitet që është më afër shtëpisë e që hapë mundësi për bashkëpunim me gjithë Evropën
Dituria hapë gjitha shtigjet e jetës. Mundësi të tillë ofron Universiteti Internacional I Novi Pazarit dega në Preshevë. Në përfundim të vitit akademik që përkon edhe me regjistrimin e studentëve të rinj, ky universitet mbushi dy vite pune funksionale në Preshevë. Për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme për arsimin e lartë në qytetin tonë kishin ardhur personalitete të shquara nga bota akademike nga Kosova, Maqedonia, Hungaria si dhe universiteteve të tjera rajonale.

Po ashtu present ishin edhe personalitete të shquara vendore, nga shoqëria civile, strukturat fetare, professor, asistent dhe dashamirë të dijes e shkencës. Faleminderim për avancimin e këtij trenit të dijes i takon shumë njerëzve nga Presheva e Novi Pazari por me theks të veçantë koordinatorit Kujtim Sadiut dhe studentëve të këtij universiteti në të gjitha drejtimet që ndjekin studimet në qytetin tonë. Fjalë përshëndetëse në këtë rast morën perfaqësuesit nga Novi Pazari Prof dr Aleksanar Ivanoviq dekan i fakultetit Juridik i cili mes tjerave potencoi se mësimi në gjuhën antare dhe më afër familjes japin më shumë mundësi të përgaditjes akademike dhe ngritjes së kuadrove.

Po ashtu profesori nga Maqedonia Prof.dr Isa Spahiu, Tha se hapja e ketij universiteti në Preshevë ka hapur mundesi të reja për të rinjët e këtij vendi. Ndërsa profesori Tibor Petres nga Hungaria gjegjësish nga universiteti i Segedini deklaroi se studentët e këtij universiteti shpesh e kanë befasur për të mirë me aktivitetin dhe angazhimin që kanë treguar.

Kurse bartësi i shumë përgjegjësive për funksionalizimin e këtij universiteti në Preshevë koordinatori Kujtim Sadriu faleminderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ngriti lartë të gjithë studentët e këtij universiteti me sukseset e deri tanishme. Po ashtu ai potencoi se kjo vatër e dijes do të ndikoj që shumë prej njerëzve të shkencës nga kjo anë të mos shperngulen diku tjetër por k y institucion do të ndikoj që ata ta japin kontributin në vendin e tyre.

Gjithashtu disa student e në veçanti nga drejtimi të psikologjisë Rina F Rexhepi dhe gjuhës sërbe Adelina Sh Ismaili treguan mbi pervojat e tyre si student të këtij universiteti dhe planet për të ardhmen. Para të pranishmëve u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër lidhur me historikun e Universitetit te Novi Pazarit dega në Preshevë dhe mjediset mikëpritëse që ofron kjo vatër e dijes. Vlen të potencohet se regjistrimet për vitin e ardhshëm akademik në këtë universiteti fillojn nga muaji i ardhshëm.

Related Articles

Back to top button