Ambasadori i SHBA-së të martën do të vizitojë fshatin Leran të komunës së Preshevës
Ambasadori Kajl Skot të martën do të qëndrojë për vizitë në shkollën e fshatit Leran të komunës së Preshevës.
Kjo vizitë e tij bëhet për fillimin e aksionit nga ushtria e Amerikës, Serbisë dhe Angolës që do të bëjnë kontrollime mjekësore falas për fshatrat në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
Ky aksion do të fillojë nga shkolla fillore “9 maji” në Leran duke vazhduar edhe nëpër shkollat tjera në Preshevë e Bujanoc si: Shkollën fillore “Migjeni” Muhoc, Shkollën fillore “Sami Frashëri” Bujanoc, Shkollën fillore “Bora Stankoviç” Bujanoc, Shkollën fillore “Migjeni” Caravajkë dhe Shkollën fillore “Ali Bektashi” Letovicë.
Në kumtesën e ambasadës së SHBA-ve thuhet se përmes këtij aksioni të ushtrisë amerikane dhe ushtrisë serbe forcohet bashkëpunimi mes tyre por edhe i ofrohen shërbime mjekësore fshatrave më të varfur në Vranjë, Preshevë e Bujanoc.