Qeveria Serbe: Jonuz Musliu duhet të jap përgjegjësi për shkak të deklaratave skandaloze dhe separatiste
Ministrat dakordohen – Jonuz Musliu duhet të jap përgjegjësi për shkak të deklaratave skandaloze dhe separatiste.
Pas deklaratave të kryetarit të KNSH dhe kuvendit të Bujanocit, ministrat në qeverinë e Serbisë mendojnë se me Jonuz Musliun duhet të merren organet shtetërore dhe ai të arrestohet.
“Sipas mendimit tim, organet shtetërore të Serbisë duhet të reagojnë për separatizmin e hapir të Jonuz Musliut dhe ftesa për luftë” ka thënë ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq për “Alo”.
Edhe ministri për punë sociale Aleksandar Vulin ka mendim të njejtë, ai thotë se Musliu fton për luftë të tretë Ballkanike dhe shkelhe të kushtetutës dhe integritetit territorial të Serbisë.
“Këtë duhet ta komentojnë përgjegjësit e organeve shtetërore dhe dukush për këtë duhet të japë përgjegjësi. Kjo nuk është deklaratë politike, as qëndrim personal, por shkelje të kushtetutës dhe integritetit territorial të Serbisë. Ky është vazhdim i saja që ka bërë Edi Rama, pastaj ka vazhduar Hashim Thçi, kjo është thirje për luftë të tretë Ballkanike dhe krijimin e Shqipërisë së madhe” ka thënë Vulin.
Vulin thotë se lufta e tretë Ballkanike nuk do të zhvillohet vetëm në një shtet, por do të përfshijë shumë shtete.
“Asnjëra luftë në Ballkan nuk ka ndodhë vetëm me një shtet, dhe NATO duhet të paralajmërojë Shqipërinë të mos luaj me armë. Ne nuk kemi asnjë kokë foshnje për të hedhur poshtë” ka thënë Vulin.
Edhe kryetari i këshillit për të drejtat e pakicave në parlamentin e Serbisë Meho Omeroviq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe shtetet e saj të reagojnë për deklarata të tilla.