Jonuz Musliu: Vullneti i popullit nga Lugina e Preshevës është bashkangjitja me Kosovën (Audio)

Kryetari i KNSH-së dhe kuvendit komunal të Bujanocit në një deklaratë për “Sputnik” ka thënë se përkrahë idenë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që shqiptarët të jetojnë në një shtet duke shtuar se pa Luginën e Preshevës kjo nuk ka kuptim.

A mund të na thuani, kush është presidenti juaj – Edi Rama, Hashim Thaçi apo Aleksandar Vuçiq?
-Ne natyrisht kemi president edhe Ramën dhe Hashim Thaçin…

A nuk është Aleksandar Vuçiq president i juaj, edhe pse jeni qytetar i Serbisë?
-Ai është serb, nuk mund të jetë…

A mund të na thuani, se në cilin shtet jetoni?
-Me referendumin, vullneti i popullit është që ne ti bashkohemi Kosovës.

Kjo do të thotë se ju jetoni në shtetin e Kosovës?
-Po

Pra, kryqyteti juaj është ?
-Prishtina

A mendoni se me këso daklerata shkelni kushtetutën e Serbisë?
-Ky është vullnet i popullit. Unë kam qenë në uniformë ushtarake dhe nuk iu kam frigu askujt as që i frigohem. Ky nuk është mendimi im, ky është vendim i popullit të Luginës së Preshevës.

Dëgjojeni intervistën e plotë:
[soundcloud url=”https://api.soundcloud.com/tracks/318800522″ params=”auto_play=false&hide_related=false&show_comments=true&show_user=true&show_reposts=false&visual=true” width=”100%” height=”450″ iframe=”true” /]

Back to top button