Lajme
Ndërron jetë profesori Isa Halili
Ndërron jetë profesori Isa Halili
Dhimbja kaploi zemrat tona pas pranimit të lajmit që prof. Isa Halili, nuk është më në mesin tonë.
Ngushllimet më të sinqerta për familjaret, të afërmit, miqtë, kolegët dhe nxënesit e profesorit të ndjerë.
Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi humbi një nga kontribuesit e mëdhenj të arsimit!
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Halilin!
Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e premte me datë 20 prill, me namazin e drekës në xhaminë e poshtme në Preshevë.