LajmeOpinione

Komandant Bala: Kosova Lindore duhet ti bashkangjitet Kosovës

E drejta mbi korrigjimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, është një e drejt politike e domosdoshme e cila herët a vonë duhet të ndodh. Kjo çështje as sesi nuk guxon që të baraspeshohet apo të tërhiqet paralele me Veriun e Kosovës, pasi që çështja e Veriut të Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës dhe më së miri për këtë çështje do të vendos vet Kosova, me bashkësinë ndërkombëtare dhe me aleatët e saj historik. Çështja e korrigjimit të kufirit sa i përket rreth çështjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, edhe pse e vonuar është më se e nevojshme e cila nuk guxon të lihet për ndonjë moment tjetër historik për këto arsye:Apo te lihet ne meshirën e Riza Halimit e Sali Berishës.Politikan, deputet, akademik dhe ekspert shqiptarë dhe të huaj që deklarohen për mos bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, janë në shërbim të politikave dhe qëllimeve sllavo-ruse,…

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja e kanë të drejtën historike të pa diskutueshme që të i kthehen trungut të saj etnik e autokton të Kosovës, pjesë e së cilës ishte historikisht.gjer me vitin 1956 qe politika fashiste, komuniste ndau nga trungu i kosoves dhe ja bashkoi serbis Ideja për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën nuk është ide e re,dhe kush esht kunder ksaj ideja mundemi lirisht të themi që doni me qëllim ta lini kosoven lindore nën cizmen e shkavt….. dhe mundoheni të coni ujë ne mullirin e serbve e rusve.

Kjo e drejt per bashkangjitje me republiken e kosoves po na mohet qe tri 3 decenije.Kjo popullatë e ka dëshmuar me Referendumin e 1-2 marsit të vitit 1992.Populli votoi 98% që u deklarua në mënyrë demokratike me të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovën. Përpjekja për liri krahas vëllezërve të tyre në luftën e Kosovës nuk mungoi. Lufta çlirimtare e UÇPMB-së ishte një përpjekje për çlirim dhe bashkim me Kosovën që fatkeqësisht nuk u realizua.Ku dham 28 dëshmor për bashkangjitje me kosovën,e qindra të plagosur…

Shteti serb me politikat e saja shtetërore në vazhdimësi po zbaton politikat rreth qëllimeve të saja mbi spastrim etnik të kësaj pjese shqiptare, edhe atë ka arritur që pjesërisht këtë qëllim të saj nacional të e realizoj, popullatën e Medvegjës e ka shpërngulur thuaj se tërësisht,prej viteve 1878 sërbija dëboi qindramijra shqiptar,vra e masakroi,djegi me temel mbi 700 fshatra shqiptare nga Nishu,leskovci,surdulica,vlladickihani,vraja.Ku ende shqiptart posedojnë dukumentet e pronave të tyre,qe i larguan me vrasje.

Në qytetin e Bujanocit ka arritur që strukturën nacionale mes asaj shqiptare dhe serbe të e përgjysmoj, me vendosjen e kolonëve serb të sjell nga viset ndryshme të ish-Jugosllavisë,

Pjesën e fshatrave të Malësisë së mbi Preshevës dhe Bujanocit i ka shkatërruar dhe djegur me dhjetëra fshatra shqiptare gjatë viteve 1999-2001 dhe i ka pamundësuar kthimin popullatës shqiptare në shtëpitë e tyre,

Sistemin politik lokal e mban nën kontroll të saj, përmes të cilëve realizon edhe projekte në dëm të shqiptarëve edhe në nivel të qeverisjes lokale dhe duke shtrirë ndikimin direkt në shumicën e subjekteve politike lokale, po ndikon direkt drejt shpërnguljes së popullatës shqiptare si dhe uljen e atdhedashurisë, rrjedhimisht ndjenjën e të qenurit shqiptar dhe të mbi ekzistencës së kësaj etnie autoktone në këto troje.

Duke parë me dhjetëra dukuri negative që janë duke u zbatuar dhe po zbatohen rrjedhimisht do të shkonin në dëm të popullatës shqiptare të Kosovës Lindore, çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk guxon të shtyhet për ndonjë rast tjetër historik. Nuk ka garanci se vetë kjo popullatë di të organizohet dhe të rezistoj në të gjitha format për të kërkuat të drejtën e saj historike, bashkim me Kosovën.

Politikan, deputet, akademik dhe ekspert shqiptarë dhe të huaj që deklarohen për mos bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, janë në shërbim të politikave dhe qëllimeve sllavo-ruse,… Në luftën e vitit 1999-2001 të UÇPMB-së, ishte po Prishtina dhe Tirana që kërkuan krahas të tjerëve çarmatosjen e kësaj ushtria kryengritëse shqiptare, duke justifikuar me të njëjtën arsyetim se po dëmtohet çështja e Kosovës, dhe prapë kjo popullatë mbeti peng i proceseve të Kosovës, duke heshtur vetëm për çështjen e Kosovës që të e shihte më mirë Kosovën, kurse veten duke lënë në robëri. Edhe në rrjedhat e thuajse dy dekadave të fundit edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çdo përpjekje sado e vogël që patriot të ndryshëm të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë munduar që të bëjnë diçka në dobi të çlirimit të tyre u penguan nga Prishtina, me të njëjtin arsyetim se po dëmtoni proceset shtetformuese të Kosovës.

Nga Bajram Arifi ish komandant Bala invalid lufte!
Bajram A Arifi

Related Articles

Back to top button