Arifi: Subvencionet e bujqësisë i mori edhe sekretari i Kuvendit, por pushteti ende po e mbanë të fshehtë listën e përfituesve
Opozita në komunën e Bujanocit edhe më tej qëndronë pas deklarimeve të mëhershme se në vitin e kaluar ka patur keqpërdorime të mjeteve financiare sa i përket përfituesve të subvencioneve të bujqësisë, sepse sipas kryetarit të PD-së Nagip Arifit, subvencione vitin 2018 kanë fituar përfaqësues të administratës komunale të cilët kanë funksione përgjegjëse. Arifi i ka thënë Presheva,com se,
“Ne kemi kërkuar listën e përfituesve të subvencioneve të bujqësisë për vitin 2018, për fat të keq nuk kemi arritur deri te ajo listë, përveq që kemi mësuar për disa persona të cilët kanë marë subvencione të bujqësisë ndërkaq në anën tjetër mbajnë funksione në kuvendin komunalë por edhe në drejtorate, ku në mesin e tyre është edhe sekretari i Kuvendit Komunal i cili ka marrë subvencione si dhe drejtora të cilët janë në organizatat publike por edhe kryeshefat e Administratës komunale”.
Sa i përket realizimit të projekteve të transfer stacionit, rrugës Muhoc-Zarbincë, trafostacionit në Bilinicë dhe shtratit të lumit të Tërrnocit, Arifi është shprehur se, “kemi kërkuar informacion se ku ka arritur realizimi i atyre projekteve sepse ne i kemi filluar ato projekte, disa në vitin 2015 disa në vitin 2016, por për fat të keq ato projekte ende nuk janë realizuar, kemi kërkuar nëse ka të nënshkruar ndonjë aneks kontratë dhe në cilën fazë është arritur me realizimin e atyre projekteve.
Po e përmendi vetëm projektin e transfer stacionit i cili gati 4 vite nuk po realizohet, kemi kërkuar se sa mjete janë harxhuar, në cilën fazë është realizimi i kontratës, njejtë edhe në rregullimin e shtratit të lumit në Tërrnoc, asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbincë, por deri në këto moment nuk kemi marrë asnjë sqarim” është shprehur Arifi.
Sipas Arifit është premtuar se në seancën e radhës të KK do të ipet një përgjigje me shkrim rreth këtyre projekteve por mbetet të shihet se cila do të jetë ajo. Realizimi i projekteve në komunën e Bujanocit në njërën nga seancat e fundvitit të kaluar të kuvendit komunal ka nxehur tej mase debatin mes kryetarit të PD-së Nagip Arifit dhe kryetarit të komunës Shaip Kamberit, ku për pak sa nuk erdhi deri te përleshja fizike. Vlenë të theksohet se disa herë opozita gjatë vitit 2018 ka kërkuar një raport lidhur me realizimin e projekteve kapitale, nga ana tjetër kryetarii komunës Shaip Kamberi disa herë ka premtuar se do të paraqes një raport të detajuar lidhur me realizimin e projekteve.