Lajme

Artan Abazi dhe tre dëshmorët e Prizrenit;Shkëlzeni,Betimi dhe Ekremi,yje të pashuar për Çlirimin e Kosovës Lindore

Në rrethana të pamundura që të jem me familjarët e dëshmorit,e me bashkëluftëtar. që ta përkujtojmë këtë datë historike te 18.Shkurtit 2001-shit e mbeti një datë shumë e dhembshme por dhe krenare. Sotë 18 vite ma par bie në fushën e nderit Dëshmori Artan Abazi nga Miratoci dhe rënd plagoset Bajram Arifi Komandant “Bala”, nga Turia. Zonës Operative Lluçanë Brigada “111 Fatmir Ibishi”.
Artan Abazi rrjedh nga një familje atdhetare që gjithë herë ia kthyen pushkën armiqve,si turkut,kralive e serbe, etj.
Sipas shumë veteranëve e shokëve të Artanit pohojnë që Artani ishte dhe ne luftën e UÇK-së. Ende nuk i kishte 20 vite por ishte shumë i urtë e i dashur me bashkëluftëtar por për armikun ishte zjarr.
Artan Abazi kërkohej nga UDB-eja, nuk guxonte të dilte i lirë në vendlindjen e tij,por jetonte e punonte në Gjilan. Por si u radhit në radhët të UÇPMB-së .Pasi kishte përvojë ushtarake të nesërmit doli në roje te vendi i quajtur Qafa Thanës në Dobrosin, tani kodra e Dëshmove se aty më 19 shtator 2000 ranë tre dëshmor nga Prizreni; 1.Shkëlzen Krasniqi, 2.Betim Berisha, 3.Ekrem Hoxha.
Menjëherë donte të i shkonte në sulm forcave paramilitare e policisë serbe. Por ju plotësuar dhe ajo dëshirë Artanit ishte në atë betejë kundër forcave serbe më 21 Nëntor 2000 në kodrën e Lluqanit, ku ishin pozicionuar paramilitar Serb. Artani e gjithë bashkëluftëtaret kishin një dëshirë të zjarrtë që të hakmerren për ramjen e shokëve më 19 Shtator 2000. Me sulmet tona të një pas njëshme gjatë luftës që bëmë,policia e paramilitaret Serb ia mbathën duke lan të vdekur tre 3 paramilitar polic Serb dhe shumë të plagosur ,sipas pohimeve Serbe ne RTV,Punktet kryesore ranë nën kontrollin e UÇPMB-së. Kohë të gjatë valoi flamuri kombëtar mbi bunkerët e policisë Serbe, E vendosi Komandant “Bala”,ne prezencën e qindra ushtarëve çlirimtarë dhe duke ju falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në këtë betejë .
Fshati Lluqan kontrollohej e maltretohej nga paramilitaret e policia Serbe. Pas një ofensive që patëm nja 4 orë edhe fshati Lluqanë bie nën kontrollin e UÇPMB-së. Po ashtu më 22 Nëntor në krye me komandant “Balën” bie dhe punkti i policisë Serbe në Konçul. Aty vendosen ushtarët e UÇPMB-së. SHP.i UÇPMB-ës nga Dobrosini bie në fshatin Koncul,pasi që i murem punktin e policisë, ra dhe fshati nën mbikëqyrjen e UÇPMB-së. Pas aksioneve të një pas njëshme morali i ushtareve tan vullnetar dit e ma shumë ngrihej,kurse i Serbeve bie ne zero. Artan Abazi e kisha emëruar zëvendës komandant i Shtabit të Zonës Lluqanit Brigada “111 Fatmir Ibishi” .
Me 18 Shkurt 2001 bie në minat e tyre 3 polic Serb, që kontrollohej nga vet Serbet. Në një largësi 300 metra,ku nuk mundej te depërtonin ushtarët tanë. Pas rënies së policeve në mëngjes nëpër RTV Serbe RTS 1 e RTV B.92 e shumë tjera, akuzonin drejt për së drejti Bajram Arifin komandant “Balën” si terrorist, etj. etj. Po ashtu në çdo faqe të para të gazetave nacionaliste Serbe akuzohej komandant “Bala” dhe dy bashkëluftëtar nga Kosova. Menjëherë më vizituan dhe më akuzonin .1 Shon Soliveni, 2.Volfgan,e 3.Aleks Mekenzi Smit etj. Por gjatë bisedës që bëmë, u bindën dhe ata vet që, ne apo kushdo qoftë nga ushtarët e UÇPMB-së nuk e kemi bërë,por ishte një lojë politike e vet Serbeve,qe donin mos të zgjidhet problemi në mënyrë paqësore me dialog,se përfaqësuesit tan politik pas dy ditëve ishin me një platformë të përbashkët me politikat tan që të zgjidhet pa gjakderdhje. Por Serbet nuk e dëshironin paqen por luftën..
Vëzhgueseve të huaj i premtova pa frik ti tërheqin kufomat e tyre se na kërkuan garanci. ashtu dhe ndodhi, i tërhiqen kufomat të policisë Serbe. Pas tërheqjeve te kufomave, po menjëherë sulmet serbe filluan ta granatojnë fshatin me minahedhës me topa e tanke nga 7 pozicionet e tyre që tërë fshati u shndërrua në tim e pluhur dhe shumë shtëpi u shkatërruan,ku dhe sodë shumë të rijnë e gra janë me trauma të asaj dite dhe nën mbikëqyrjen e mjekeve psikiatrik.
Ne ishim te pozicionuar te muri afër Moravës, duke i ber rezistencë po ashtu dhe gjithë ushtarët ne te gjitha anët e fshatit. Filluam te bisedonim për ramjen e policisë speciale serbe ne mina antitank dhe kush mund te qëndroi pas ati akti. Por ne përfundim erdhëm qe vet i kishin vendosur,se nga pala jon ishte e pamundur te mirët aksion e mos te kenë njohuri ShP.UÇPMB-se,apo komandant “Bala”!Po ashtu ishte e pamundur te depërtonim ne atë brendësi nga pala serbe. Pas telefonatave te një pas njëshme te gazetarëve,e policisë serbe,disave iu përgjigjem ashtu si ishte ngjarja reale qe ne si kemi vnuar minat antitank por vet serbët. Po ashtu dhe policisë i dhashë përgjigjen e merituar,i thash si ju duk çorba a kishte oreks. Gjithë ashtu ne Doce Wele te gazetari Jeton Ismaili dhamë një intervistë për Doce Welen qe ne s’kishim fare te bëjmë me ato mina por vet serbët ishin ata. etj. Shefketi u kthye ne Konqul por nga ora pesëmbëdhjetë ma bëni një tel qe te shkoj ne Koncul,ku ishin dhe shumë përfaqësues ndërmjetësues te huaj. Edhe pse ishim te rrezikuar por me Artan Abazin shkuam. Pas një kohe qe zhvilluam bisedën u kthyem për ne Llucan Nga hyrja e Bresiqit e gjer ne fsh Llucan ishin te pozicionuara forcat tona. Ne çdo 10 metra nga 2 ushtar. Por UDB-ja ishte për te me vrarë mua,si gjithë herë ma par edhe kësaj here. Dhe menjëherë pas sulmit RTV RTC Lajmëroi qe me kanë vrarë me emër e mbiemër timin. Nga e ditën ata qe gjendesha ne xhip. Vet nga fshati kishin lajmëruar qe ne xhip xhindet Komandant “Bala”!
Ne ore 16 e 45 minuta sulmohet xhipi jon ku ndodhesha unë, e Artani vozitke xhipin. Me goditen plumbat e snajperistave serb,isha duke fol me te shtabit te Koncilit. Artanit i tregova jam i goditur, Artani me një shpejtësi te madhe deshi ta qes xhipin ne rikferc qe te himi ne mes shtëpive, se 30 metra i kishim shtepit larg. Por për fat te keq nuk arriti ta qes, se u godit edhe Artan Abazi. Afër xhipit nen rrugë ishin mbi 5 kamionë gur i thash Artan gjuhu te gurtë qe te ishe ma i sigurt e ne po te mbrojmë sa te mundemi. Por si hapi derën u qellua ne bombën qe kishte ne gjoksore e cila shpërtheu ku Artani me një shikim buzëqeshësh me shikoi,por copat e asaj bombe e qëlluan për vdekje! Neve na mbushen trupin me pjesë te saja edhe pse kisha jelek antiplumb ku ende shumë pjesë gjinden ne trupin tim. U munduam nja 5 apo 7 minuta te heqim Artanin nga xhipi por nuk munda sepse humba shumë gjak, po ashtu nuk kisha dhe force. Dulen nga xhipi ushtarët tan ishin te hutuar me sulmin kundër nesh. Por fal Zotit me erdhe një fuqi qe bërtita me te madhe o mëshoni trima mëshoni armikut pamëshirshëm,…aty filluan sulmet e ushtarëve tan te UÇPMB-se, qe e sulmonin çdo punkt e snajperit serb. U mundova te tërhiqem, afër kisha punktin ton mbi 30 metra. Por plumbat e armikut me qëlluan disa herë ne jelekun anti plumb. Arrita te tërhiqemi gjer te një mur dhe menjiher ne radiolidhje i kam informuar te gjithë komandante e zonës ne Llucan qe te sulmonin pamëshirshëm ndaj armikut. Po ashtu dhe me Shefketin kam fol dhe i tregova qe rend jemi te plagosur dhe Artanin ende e kemi ne xhip dhe ma shumë nuk dije se e kam humb vetëdijen. Fal djemve trima arritën menjiher iu kundër përgjigjen po ashtu njësisë speciale te Dobrosinit qe na kishin ardhe ne nim. Po ashtu erdhi dhe ndima par mjekësore. Ma dhanë ndihmën e par mjekësore ne Llucan,pastaj ne Terrnoc e gjer ne spitalin ne Breznices sa arrita kishim shum dhembje.Kjo dat me ban te ndjehem krenar,por ma shum dhembje se ra ne fushen e nderit Zavens Komandant Artan Abazi.i Z.O Ll.

Lavdi per jet e mot i qoft Artanit e gjith deshmorve te kombit qe ran nen mbrojteje te atdheut!.

Me respekt
Bajram Arifi ish komandant Bala.Z.O.LL.Invalid lufte
Brigada 111 Fatmir Ibishi!

Related Articles

Back to top button