Nesër edhe në Preshevë organizohet referendumi, 30 vendvotime ku mund te votohet
Qytetarët e Serbisë, më 16 janar të vitit 2022, do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.
Kjo do të jetë pyetja në referendumin që do të vendosë nëse Serbia do të ndryshojë Kushtetutën, pra aktin më të lartë juridik në vend.
Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është obliguar për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit.
Njëkohësisht,këto janë kushtet kryesore për përparimin në integrimet evropiane dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Referendumi edhe në Preshevë e Bujanoc.
60 vendvotime do të hapen në komunën e Bujanocit dhe Preshevës për votim të referendumit i cili mbahet të dielën, por nuk dihet numri i atyre që do t’i përgjigjen ftesës për të votuar ndryshimet kushtetuese.
Shqiptarët nga Bujanoci dhe Presheva, jane te pa informuar dhe thone se nuk dine asgje se per cfare duhet votuar dhe deklarojnë “se nuk janë të interesuar të votojnë të dielën”.
I vetmi politikan nga komuna e Presheves i cili eshte deklaruar madje i ka ftuar qytetaret qe ta bojkotojne referendumin e dates 16 janar eshte Ragmi Mustafa. Ndersa kryetrja e komunes se Presheves ende nuk eshte deklaruar se cfare mendimi ka dhe a do te dal te votoj neser ne vendvotimin ne Presheve.