Rryma në Serbi është më e lira në Evropë
Elektroprivreda Srbije, përkundër krizës ekonomike dhe energjetike të vitit të kaluar, problemeve në prodhimin dhe furnizimin me thëngjill, si dhe thatësirën e paprecedentë, e stabilizoi prodhimin dhe siguroi energji të mjaftueshme, tha sot drejtori financiar Milan Lakoviq dhe theksoi se në 16 ditët e para të shkurtit EPS ka realizuar fitim nga eksportet e energjisë elektrike me vlerë rreth 13 milionë euro.
– Gjatë këtij muaji prodhimi është në nivelin e planit dhe mesatarisht rreth 120 milionë kilovat orë në ditë. Prodhimi i thëngjillit nga pellgu i Kolubarës dhe Kostolacit është në përputhje me planin, deponitë janë të mbushura mjaftueshëm me thëngjill dhe situata hidrologjike është jashtëzakonisht e favorshme si në Danub ashtu edhe në Drinë – tha Lakoviq për Tanjug.
Ai ka theksuar se gjëja më e rëndësishme për qytetarët është që rryma në Serbi është më e lira në Evropë.
EPS, shton ai, pavarësisht vitit të vështirë 2022, ka ecur pozitivisht në tremujorin e fundit.
Sipas tij, viti i kaluar ka qenë shumë sfidues në aspektin teknologjik dhe financiar, por prodhimi është stabilizuar dhe është siguruar edhe eksporti në periudhën e dimrit, gjë që më së miri e ilustron të dhënat e përmendura për fitimin prej rreth 13 milionë euro.