Nis pastrimi i rrëshqitjes së dheut në rrugën Preshevë–Gjilan

Pas rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, ekipet përgjegjëse kanë nisur ndërhyrjen në aksin rrugor Preshevë–Gjilan, pranë pikës kufitare Muçibabë.
Makineritë janë parë duke punuar për largimin e dheut nga rruga, ndërsa qarkullimi në këtë segment vazhdon të zhvillohet me kujdes.
