Fundjava sjell kolona të gjata, priten pritje edhe në kufirin e Preshevës

Me afrimin e fundjavës pritet rritje e ndjeshme e qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore të Serbisë, si dhe në pikat kufitare, për shkak të sezonit të pushimeve verore.
Fluks më i madh i automjeteve pritet në autostradat kryesore, në hyrje dhe dalje të qyteteve, si dhe në rrugët që çojnë drejt qendrave turistike dhe pikave kufitare. Ndër kalimet kufitare ku priten kolona është edhe Pika Kufitare Preshevë, e cila gjatë verës regjistron një numër të madh udhëtarësh.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të planifikojnë udhëtimin me kohë, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të llogarisin në pritje më të gjata gjatë orëve me fluks më të madh.
