Pas vapës përvëluese, rrebeshi i shiut sjell fllad dhe zbritje temperaturash në Preshevë

Edhe pse parashikimet meteorologjike për ditën e sotme paralajmëronin një ditë të nxehtë me temperatura që pritej të arrinin deri në 37 gradë Celsius, moti ka marrë një kthesë të papritur gjatë orëve të pasdites.

I nxehti afrikan që kishte kapluar rajonin tonë u thye nga një rrebesh i fuqishëm shiu, i cili përfshiu Preshevën dhe rrethinën. Reshjet e dendura sollën një ulje të menjëhershme të temperaturave dhe një freski të mirëseardhur për qytetarët, të cilët ditët e fundit po përballeshin me valën e të nxehtit ekstrem.

Sipas meteorologëve, ndryshime të tilla të shpejta të motit janë karakteristikë e ditëve të nxehta të verës pas akumulimit të lagështisë në atmosferë. Ndërkohë, stuhia ka zgjatur për disa kohë, duke pastruar ajrin dhe duke sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në qytet.

Back to top button