Kolonë në Muçibabë! Deri në 30 minuta pritje për të hyrë në Preshevë

Në pikën kufitare Muçibabë, në hyrje nga Gjilani drejt Preshevës, është krijuar kolonë automjetesh gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve dhe fotografisë së siguruar nga Presheva.AL, pritjet për të kaluar kufirin aktualisht janë rreth 30 minuta.

Në fotografi shihet një varg automjetesh që presin për të kaluar pikën kufitare, ndërsa fluksi i shtuar i udhëtarëve, sidomos gjatë sezonit veror, vazhdon të shkaktojë pritje në këtë kalim kufitar.

Udhëtarëve u rekomandohet të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të kenë durim gjatë kalimit, pasi në varësi të fluksit, pritjet mund të ndryshojnë gjatë orëve në vijim.

Nëse ndodheni në këtë ose në ndonjë pikë tjetër kufitare dhe keni informacione apo fotografi, mund t’i dërgoni në redaksinë e Presheva.AL

Back to top button