Pastrohet rrëshqitja e dheut në rrugën Preshevë–Gjilan, normalizohet qarkullimi

Ekipet përgjegjëse kanë përfunduar pastrimin e dheut që kishte rrëshqitur në rrugën Preshevë–Gjilan, pranë pikës kufitare Muçibabë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Pas ndërhyrjes së makinerive dhe punëtorëve në terren, rruga është pastruar dhe qarkullimi i automjeteve është rikthyer në normalitet.

Udhëtarëve u rekomandohet që edhe në ditët në vijim të lëvizin me kujdes në këtë aks, pasi reshjet e shumta mund të shkaktojnë rrëshqitje të tjera dheu në zonat kodrinore.

Back to top button