Kreshnik Spahiu: Shqiptarët e Kosovës, Preshevës, Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet ta marrin pasaportën e Shqipërisë

Opinionisti dhe publicisti i njohur Kreshnik Spahiu ka bërë një thirrje të fortë publike, duke kërkuar që të gjithë shqiptarëve që jetojnë në trevat etnike jashtë kufijve të Shqipërisë t’u mundësohet pajisja me shtetësi dhe pasaportë shqiptare.

Në një deklaratë televizive, Spahiu theksoi se Shqipëria e ka për detyrë kushtetuese dhe kombëtare t’u hapë dyert të gjithë bashkëkombësve nga Kosova, Presheva, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Shqiptarët e Kosovës, Preshevës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi duhet ta marrin pasaportën e Shqipërisë”, është shprehur ai, duke nëvizuar se ky hap do të forconte pozicionin e shqiptarëve në rajon dhe do të garantonte të drejtat e tyre kombëtare.

Back to top button