Shpërthim i fuqishëm në New York, u shembën dy ndërtesa

Ekipet e urgjencës në New York i janë përgjigjur një shpërthimi i cili shembi dy ndërtesa dhe la 11 të plagosur.
Banorët njoftuan se dëgjuan një shpërthim në ndërtesë pesë – katëshe në rrugën 116 Park Avenue në Manhattan.
Mediat lokale thanë se 11 njerëz pësuan lëndime, ndërsa një spital aty pranë tha se kishte marrë një pacient me trauma të rënda.
“Për javë të tëra ne kemi ndjerë erë gazi”, tha Ashley Rivera 21 vjeçe, e cila po qante raporton DailyNews. “Ne pamë njerëz duke fluturuar nga dritarja . … Ata janë fqinjët e mi”, tha ajo.
Një zëdhënës i Departamentit të zjarrit tha se thirrja e parë në lidhje me një shpërthim të mundshëm erdhi në orën 9:31, sipas kohës lokale. Zjarri filloi brenda në një dyqan dhe më vonë pasi shpërthimi, tha një dëshmitarë për DailyNews.