Vranjë: 78 pacienta në spital, dje janë kryer 198 kontrolla

78 pacientë janë aktualisht të shtruar në spitalin kovid në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, nga të cilët 56 janë konfirmuar laboratorikisht që janë pozitiv me virusin korona dhe 198 kontrolle janë kryer dje në klinikën kovid, nga të cilat 110 ishin të parat, sipas Shtabit për Situata Emergjente në Vranje.

Nga pacientët e shtruar në spital, 75 kanë pneumoni dhe 35 janë me oksigjen. Gjatë ditës së djeshme, shtatë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, pesë u liruan, kështu që tani janë 72 shtretër të lirë.

Orëve në vazhdim do të njoftoheni me situatën covid 19 në Preshevë.

Back to top button