Arrestohet shoferi i cili la të vdekur biciklistin në xhadën e vjetër

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë kanë arrestuar A. S. (1999) nga rrethina e Preshevës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “shkelje e rëndë e sigurisë publike në komunikacion” dhe “mosdhënie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku”.
Dyshohet se më 9 tetor të këtij viti, në orët e mbrëmjes, në afërsi të Preshevës, ai duke drejtuar një automjet të tipit BMW, ka goditur një çiklist 54-vjeçar** që lëvizte në të njëjtin drejtim dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e goditjes, viktima ka rënë në rrugë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga të cilat ka ndërruar jetë pak më vonë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pas së cilës është dërguar në prokurori me kallëzim penal.
Gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Bujanoc i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
