Partia e Riza Halimit mbetet me vetëm një deputet në Kuvend

Vazhdimi i numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, e kanë rikthyer sërish me vetëm një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë, komunitetin shqiptarë që jeton në Luginë.
Partia për Veprimi Demokratik e Riza Halimit, ka rënë në 0.50 për qind të votave, çka i siguron kësaj partie vetëm një deputet.
Dy orë nga numërimi i rezultateve PVD, kishte arritur të grumbullojë 0.70 për qind të votave, që do t’i siguronte asaj për herë të parë në histori përfaqësimin me dy deputetë.