A e dinit se në Bujanoc ekzistojnë 7 stacione kundër breshërit?

Komuna e Bujanocit posedon një sistem aktiv kundër breshërit, i cili ka për qëllim mbrojtjen e kulturave bujqësore nga dëmet që mund të shkaktohen nga fenomenet e motit.

Sipas të dhënave zyrtare, në territorin e Komunës së Bujanocit janë në funksion gjithsej 7 stacione kundër breshërit, ndërsa një prej tyre ndodhet në fshatin Letovicë.

Këto stacione janë pjesë e sistemit shtetëror të mbrojtjes nga breshëri dhe funksionojnë në bazë të udhëzimeve të Qendrës së Radarit Kukavica, e cila monitoron kushtet atmosferike dhe rrezikun për paraqitjen e breshërit.

Kur ekziston mundësia e stuhive me breshër, qendra e radarit analizon situatën dhe, nëse është e nevojshme, jep urdhër për aktivizimin e stacioneve kundër breshërit.

Nga institucionet bëhet e ditur se gjatë aktivizimit të raketave kundër breshërit mund të dëgjohet një zhurmë e fortë, e cila zgjat vetëm disa sekonda. Kjo është një dukuri normale dhe tregon se sistemi është vënë në funksion për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe prodhimeve të fermerëve.

Sistemi kundër breshërit ka rëndësi të veçantë për zonat bujqësore të Komunës së Bujanocit, ku shumë familje varen nga prodhimet bujqësore dhe mbrojtja e tyre nga dëmet natyrore.

Back to top button