Genta në Preshevë e Bujanoc, në fushatën përmbyllëse të PVD-së

Partia për Veprim Demokratik (PVD) pas fushatës parazgjedhore të mbajtur në vendbanime të ndryshmet të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, nesër (të enjten) do të mbajë edhe tubimet përfundimtare, duke respektuar heshtjen parazgjedhore.
Fushata e PVD-së filloi më 5 mars ndërsa do të përmbyllet të enjten më (13 mars) në dy tubime qendrore, atë në Preshevë në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” që fillon nga ora 13h dhe në Bujanoc në sallën e sportit “Rinia” nga ora 15h.
Të enjten, pas mbajtjes së tubimeve qendrore në Preshevë (ora 13h) dhe në Bujanoc (nga ora 15h), në të cilat do të performojë këngëtarja nga Kosova Genta Ismaili, do të përmbyllet edhe fushata parazgjedhore e këtij subjekti, derisa, deri në orën 00:00 të mesnatës, kur edhe fillon heshtja parazgjedhore do të mund të mbahen emisione debatuese si dhe shpërndarje e materialit propagandues.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button