LajmeMagazina

Fshatrat Turi dhe Lluçan deri të mërkurën pa ujë të pijshëm si pasojë e dyshimit të ndotjes së ujit

Ndërmarrja publike “Komunalia” ka evidentuar një problem në puset e ujësjellëit, që një nga puset ka mundësi të jetë i ndotur, dhe për të qenë më të sigurtë, kryetari i këshillit mbykqyrës Avni Ismaili ka urdhëruar që menjëherë ujit të dërgohet për analiza në Entin Higjenik në Beograd.
Analizat pritet të kthehen ditën e mërkur në orët e pasditës, dhe kjo vonesë është për arsyeje të pushim shtetërorë. NP “Komunalia” njofton banorët e fshatit Lluçan dhe Turi, se për shkaqe sigurine nga ndotja e ujit, nuk do të kenë ujë të pijshëm deri të  mërkurë. Ndërkohë bëjnë të ditur nga Komunalia se dy cisterna me ujë të pishëm do të jenë në dispozicion për banorët e Turis dhe Lluçaniy deri kur të ketë ujë të pishëm, apo ditën e mëkurë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button