Aksident i rënd në rrugën Bujanoc – Vranjë

Pasditen e së premtes, në rrugën Bujanoc – Vranjë, respektivisht në afërsi Neradocit, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin janë lënduar tre persona.

Ka ndodhur një përplasje kokë më kokë mes dy automjeteve të pasagjerëve.

Për shkak të shkallës së dëmtimit të automjeteve, në shpëtimin e të lënduarve kanë marrë pjesë tetë pjesëtarë të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit me tre makina zjarrfikëse.

Pasi të lënduarit janë nxjerrë nga makina, ata transportuar drejt Spitalit të Vranjës.

Check Also
Close
Back to top button