Zhvarroset Komandant “Sandokani”

Trupi i tij më nuk prehet në varr. Të paktën për një javë eshtrat e dëshmorit Abedin Rexha – Sandokanit, do të qëndrojnë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Eshtrat e heroit të vrarë 16 vjet më parë do të bëhen ekspertizë për të verifikuar mënyrën e saktë të vrasjes së tij. Gazeta Tribuna ka qenë në Vajnikë, në fshatin e lindjes së Sandokanit, aty edhe ku deri të martën ishte i varrosur trupi i tij.
Gjurmët që ekskavatori ka lënë prapa shihen ende. Ndërsa kurorat me lule janë shkapërderdhur rreth e rrotull. Edhe dheu mbi varr shihet që ende është i freskët dhe dikush ka gropuar në të.
Zhvarrimin e trupit të Sandokanit e konfirmon edhe bashkëshortja e tij. Sanije Geci-Rexha tha për gazetën Tribuna se të martën EULEX-i ka bërë zhvarrimin e trupit të bashkëshortit të saj.
“Po, e kanë zhvarrosur të martën edhe unë kam qenë aty. Na kanë thënë që ekspertiza kryhet për një javë”, thotë Geci-Rexha. /Tribuna/

Leave a Reply

Back to top button