Bora po vjen: Ky dimër do të jetë ndryshe nga dimri i mëparshëm

Meteorologet e RHMZ-së, thane se të martën tashmë pritet borë dhe se këtë dimër do të kemi dukshëm më shumë borë se në vitet e kaluara.
Temperatura kaq të ulëta nuk do të kemi në ditët në vijim, por është e sigurt që të hënën do të ketë borë në zonat kodrinore dhe malore, pasuar me ftohje gjatë natës dhe borë pritet pothuajse në të gjitha pjesët e Serbisë me përjashtim të në perëndim dhe në veri të largët.
Siç shpjegoi ai, parashikimi i motit për gjithë dhjetorin nënkupton fillim më të ftohtë të muajit, periudhë disi më të ngrohtë në mes të muajit dhe ulje të temperaturave para fundit të këtij viti.
Kjo ftohje pritet në javën e parë të dhjetorit, pasuar me ngrohje. Dhe nga fundi i dhjetorit pritet mot tipik i ftohtë dhe reshje disi më të shpeshta. Krahasuar me dy vitet e mëparshme mund të presim më shumë borë.
Ai thotë se është ende herët për të folur për parashikimin për natën e ndërrimit të viteve, por ka mundësi që në vitin 2022 të hyjmë me borë.
Diku pesë deri në shtatë ditë para Vitit të Ri, mund të flasim më hollësisht për borën për mirëseardhje.
Mihajloviq tha se dimri që na pret do të jetë i ndryshëm në raport me dy të mëparshmet.
Ky dimër ka qenë mesatarisht i ftohtë, në krahasim me të kaluarën do të ketë më shumë borë. Krahasuar me dy vitet e mëparshme do të ketë më shumë borë. Do të kemi borë të martën, do të formohet një mbulesë bore prej 5 centimetrash, thane meteorologet.