Lajme

Lëndohen rëndë 2 persona dhe 3 të tjerë që udhëtonin drejt Evropës nga Presheva

Autobusi i kompanisë “Mimoza 93” është përfshirë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Hungari, rreth 30 km në dalje të Budapestit drejt Vjenës.

Deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura me shpejtësi të madhe ka goditur minibusin nga Presheva.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Jelena Cvijanovic nga konsullata e Serbisë në Budapest dhe ka sqaruar se në këtë fatkeqësi janë lënduar rëndë dy udhëtarë ndërsa tre persona janë lehtë të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në qendrën shëndetësore në Budapest dhe aty po mjekohen, ku mësohet se bëhet fjalë për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë që ishin nisur nga Presheva me kompaninë “Mimoza” për në vendet evropiane.

Related Articles

Back to top button