Lajme

Ja përdorimet e lakrës si një ilaç natyral

Lakra mundet ta përmirësojnë pasqyrën e gjakut, ta zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të inflamacionit.

1. Nëse pini një gotë ose dy gotame lëng të freskët nga lakra e papërpunuar për çdo ditë mes shujtave, mund ta zgjidhni problemin me diarrenë ose me inflamacionin e zorrëve. Tri gotame lëng të freskët të lakrës në ditë janë ilaçi më i mirë për ulcerë në lukth.

2. Për shkak të sasisë së madhe të kripërave minerale, vitaminave dhe klorofilit, u rekomandohet personave anemikë që ta hanë të papërpunuar ose të përgatitur në avull, si dhe që për çdo ditë t’i pinë dy gota me lëng të shtrydhur.

3. Dhimbjet e kokës së shkaktuara nga dehja e një nate më parë mund të zbutet me pirjen e 2 deri në 4 decilitrave me lëng të lakrës turshi në lukth të zbrazët.

4. karakteristikat shëruese të lakrës janë shumë të njohura kur bëhet fjalë për plagët. Fletët jeshile lahen në ujë dhe fshihen, me thikë mënjanohen koçanët, ndërsa fletët rrafshohen me shishe, si dhe priten me madhësi të nevojshme.

Para se të vendosen në plagë ose në vendin ku keni dhimbje, ngrohen ngadalë në furrë ose më hekur për hekurosje. Plaga mbulohet me fletët e lakrës. Në fillim fletët ndërrohen çdo dy orë, e më pas çdo katër orë./albeu.com/

Related Articles

Back to top button