KulturëLajmeVideo

Përfundon Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” Presheva 2016, Teatri i Qytetit – Gjakovë shfaqja më e mirë (Foto, Video)

Ka përfunduar edicioni i 13-të i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2016”. Shfaqja “Gënjeshtrat” nga teatri i qytetit të Gjakovës u zgjodh shfaqja më e mirë e festivalit për vitin 2016.

Teatri i qytetit nga Gjakova me shfaqjen “Gënjeshtrat”, është vlerësuar me çmimin shfaqja më e mirë e festivalit, duke u shpërblyer edhe regjisori i shfaqjes Kastriot Saqipi, sikurse që është shpërblyer edhe Edmond Hafizademi, i cili është vlerësuar për rolin kryesor mashkull, dhe Myrvete Kurtishi po nga kjo shfaqje për rolin e saj dytësor.

Gjithashtu juria këtij festivali ndau dhe çmime tjera për pjesëmarrësit e festivalit.

Aktorja më e mirë e këtij edicioni është shpallur aktorja Zamira Kita nga shfaqja “Darkë te gjyshja”, me regji të Altin Bashës. Kurse çmimin për aktorin jo protagonist mashkull e ka fituar Mirsad Ferati nga Teatri I Mitrovicës, kurse çmimi special ka shkuar për Teatrin e AAB-së “Faruk Begolli për shfaqjen “Për Caj te Hillarry”. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button