LajmeRozë

Premierë: Gold AG publikon këngën ‘E kam emrin preshevar’ (Video)

Në kuadër të festës së 28 nëntorit shumë artistë kanë zgjedhur të realizojnë projekte muzikore nën ngjyrat kuq e zi, e një ndër ta është edhe reperi Gold Ag.

Ai ka vendosur që kësaj here të prek temën e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, duke përçuar përmes këngës vargje të cilat shprehin patriotizmin e një shqiptari nga Presheva.

Ndryshe prej herëve të tjera, kësaj radhe reperi ka ardhur me zhanrin baladë, një zhanër që jo shumë shpesh e ka lëvruar në këndim.

“E kam emrin preshevar” titullohet kënga, muzikën e së cilës e ka realizuar vet reperi, njashtu dhe tekstin gjersa vokal përcjellës ka qenë këngëtarja Lule Mustafa, njëra prej Motrave Mustafa.

Videoklipi përmban elemente të flamurit kombëtar dhe është punuar nga produksioni M Production.

Related Articles

Back to top button