Lajme

Shqiptari nga Bujanoci prangoset në Gjilan, për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës Njësitet e Trafikut Rajonal-Gjilan, kanë ndalur personin e dyshuar Shqiptar Shtetas i Serbisë me banim në Komunën e Bujanocit, derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit VW-Jetta me tabela serbe, në rrugën e Prishtinës në Gjilan.
Gjatë një kontrolle rutinë, në bagazhin e veturës, është gjetur se kishte një sasi të konsiderueshme të barnave, 8 (tetë) paketa me barna të llojeve të ndryshme për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumentacioni përkatës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit si dhe njësiti i Doganës së Kosovës. Njësitet e Doganës së Kosovës kanë bërë kontrollimin dhe numërimin fizik të sasisë dhe llojit të barnave, rasti do të jetë nën mbikëqyrje të doganës deri në përfundimin e procedurës.

I dyshuari ёshtё intervistuar nё prani tё avokatit tё tij, është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse-Prishtinë, lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Related Articles

Back to top button