LajmeVideo

Fillojnë hetimet e para të qeverisjes së Ragmi Mustafës në Preshevë (video)

Përfaqësues të Institucionit Revizor Shtetëror të Serbisë janë takuar me udhëheqësit e komunës së Preshevës, të cilët do të kontrollojnë për shpenzimet e parasë publike.

Gjatë diskutimeve që zhvilluan në sallën e kuvendit komunal janë akorduar që revizori të fillojë kontrollimet për periudhën e vitit 2015/2016.

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës është shprehur se revizori do të kontrollojë shpenzimet e bëra në administratën dhe ndërmarrjet publike komunale.

Këto janë hapat e parë të kryetarit Arifi për të sqaruar se a janë barë keqpërdorime gjatë qeverisjes së Ragmi Mustafës gjithashtu mbetet të shihet se a do të përfshihen dhe periudha të mëhershme të qeverisjes lokale./Titulli.com/

 

Related Articles

Back to top button