Si të përmirësohet përqendrimi i fëmijës?

Kur një nxënës kalon orë të tëra në një tavolinë pune dhe notat e tij janë të dobëta, në shumë familje bie alarmi.
Pse mungon rezultati? Si t’i ndihmohet nxënësi? A duhet të disiplinohet më tej dhe të nxitet për të mësuar më shumë? Dashuria ndaj librave, leximi dhe mësimi, janë diçka që zhvillohen qysh në një moshë të re. Ka shumë mënyra se si mund të arrihet ajo.
Një prej tyre, për shembull, leximi i rregullt i librave me ilustrime para kohës së gjumit, tregimi i ngjarjeve të cilat më pas diskutohen me fëmijën dhe është mirë që librat të jenë përgjithësisht pjesë e mjedisit dhe rrethinës së fëmijës.
Në zhvillimin e dashurisë ndaj të mësuarit do të ndihmojë përfshirja e fëmijëve në veprimtari të ndryshme, nga të dëgjuarit e muzikës, shkuarja në teatër, kinema, duke luajtur lojëra shoqërore, etj. Duhet nxitur kuriozitetin e fëmijës dhe me durim të përgjigjeni në pyetjet e pafund. Natyrisht, do të ndikojnë me shembullin e tyre edhe prindërit e fëmijëve të cilët preferojnë leximin.
– Këshilla për përqendrim më të mirë: Ekspertët thonë se përqendrimi mund të praktikohet. Natyrisht, është dukshëm më lehtë për t’u përqendruar, kur jemi të motivuar. Në përqendrim ndikon edhe ushqimi që konsumojmë. Për shembull, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat janë të favorshme për aktivitetin fizik, por jo edhe për punën e trurit.
Truri ka nevojë për pushim, madje edhe nga të mësuarit. Me pushime të shkurtra është më lehtë për të mbajtur mend dhe duhet pushuar përpara se të filloni të ndiheni të lodhur. Nëse përqendrimi është në rënie, është mirë për të marrë pushim çdo 20 minuta. Për të pasur një përqendrim të mirë, është i mirë fokusimi vetëm në hapat e nevojshëm për të arritur objektivin e dëshiruar dhe të përjashtohet çdo gjë tjetër që ndodh në dhomë dhe rreth saj.

Leave a Reply

Back to top button