Lajme

Çerdhja në Preshevë fillon regjistrimin e fëmijëve, afati deri më 18 qershor

Për të gjithë prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe do të kenë afat dorëzimi të dokumeneve deri më datë 18 qershor, sipas një njoftimi të leshuar nga Enti parashkollor “8 marsi” në Preshevë. Prindërit duhet të dorezojnë çertifikatën e lindjes së fëmijës si dhe dëshminë për gjendjen shëndetësore të femisë.

Për këtë vit shkollor 2017/18 do të bëhet regjistrimi i fëmijëve të cilët kanë lindur nga 1 marsi 2011 deri në 1 mars 2012, duke përfshirë këtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuar.

Çerdhja “8 marsi” në Preshevë pranon regjistrimin e fëmijëve nga 19 maji 20117 deri më 18 qershor 2017 çdo ditë pune nga ora 09:00 – 13:00.

Ndësa në paralelet e ndara dhe në fshatrat e Komunës së Preshevës regjistrimi kryhet nga mësueset të cilat punojnë në grupe nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 12:00.

Related Articles

Back to top button