Lajme

“Sofra” e Kurban Bajramit, në qendër të Bujanocit (Foto)

Të premten më 1 shtator, pikërisht në ditën e Festës së Kurban Bajramit, në qendër të Bujanocit, u organizua “Sofra” e Bajramit.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Departamenti i të rinjve dhe i gruas pranë KBI-së të Bujanocit, në qendër të qytetit në Bujanoc, duke filluar nga ora 17:00 organizoi “SOFRËN E BAJRAMIT “.
Kjo Sofër ishte e pajisur me lloje të ndryshme të ëmbëlsirave të përgatitura nga aktivistet e Departamentit të gruas pranë KBI-së (falas), enkas për qytetarët e komunës së Bujanocit.
Ky aktivitet u shoqërua edhe me ilahi.

Nga kjo sofër u shërbyen qytetarët e tri nacionaliteteve; shqiptarë, serb dhe romë.

Related Articles

Back to top button