Serbia shkel marrëveshjen, financon arsimin në Kosovë

Pavarësisht marrëveshjes ndërkombëtare për shuarjen e sttrukturave paralele serbe në Kosovë, qeveria serbe ka financuar 33 mijë euro për institucionet shkollore të nivelit parashkollor në shtetin e Kosovës.
Shteti serb i ka shpërndarë këto fonde në muajin mars, me qëllim që të financohen shkollat në dhjetë komuna të banuara kryesisht nga serbët.
Serbia ka shpërndarë fonde në Fushë- Kosovë, Lipjan, Obiliq, Kamenicë, Graçanicë, Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Gjilan, raporton Koha Ditore.
Zyrtarë të qeverisë janë shprehur se do të ankohen lidhur me këtë problem në Bruksel. 

Leave a Reply

Back to top button