Lajme

Publikohet videoklipi i këngëtares Preshevare Sara Rexhepi “Finale”

Këngetarja preshevare e njohur për të kenduarit në stilin RNB, Sara Rexhepi,sot promovoi videoklipin e dytë me titullin “Finale”,

Ashtu siç u paralajmerua pak ditë më parë sot pra u promovua videoklipi i këngëtares Preshevare Sara Rexhepi.

Kënga “Finale” është kënga e dytë e Sarës, e kompozuar nga Arbër Gjikolli i njohur si BigBang Beats – kompozitor në labelin REDBOX dhe videoklip të punuar nga Valon Aziri, teksti i të cilës është bashkëshkruar nga vet Sara Rexhepi dhe Gjiko. Vlen te cekët se ky videoklip vjen pas videoklipit të këngës “Hajde” të realizuar nga Black Fish Entertainment si rezultat i bashkepunimit me Genc Prelvukaj dhe Arday.

“Përmes tekstit të këngës perçohet mesazh për femrat, sidomos bashkëmoshataret e saja dhe të rejat, që të mos viktimizohen nga fenomeni i dashnisë në shikim të parë dhe lakmisë, gjë që në të shumten e rasteve keqpërdoret nga komuniteti i gjinisë dominuese në shoqerinë tonë e që janë meshkujt”.

Related Articles

Back to top button