Ukshin Hoti në vitin 1991 kërkoi themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (Video)

Ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti, në një dokumentar të transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1991, kishte bërë thirrje për krijimin e një Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës.
Thirrja e Hotit e bërë 23 vite më parë, sot është bërë realitet, pasi Qeveria e Kosovës, mori vendim për themelimin e kësaj force, e cila do të quhet Forca e Armatosur e Kosovës (FAK).
Ky fjalim i ideologut Hoti, kishte ndodhur më 7 korrik 1991, në varrimin e ish ushtarit të vrarë në Armatën Jugosllave, Ilmi Sejdi Popaj nga Fortesa e Rahovecit.
“Populli shqiptar po e paguan tagrin e gjakut, duke qenë i vetdijëshëm plotësisht. Në rrethanat politike në të cilën ndodhemi, ftojmë që të formojmë politikë të qartë mbi atë se duhet dhe duhet të mendojmë në mënyrë urgjente të formojmë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe në gjirin e saj të veprojnë të rinjtë shqiptar”, ka thënë Hoti transmeton rahovecpress.