Kryetari i komunës së Preshevës z.Arifi dhe z.Stefanoviq vizitojnë fabrikën ‘’Solid’’ (Video)

Kryetari i komunës së Preshevës z.Arifi dhe sekretari i shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë z.Stefanoviq vizitojnë fabrikën ‘’Solid’’…

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi sot ka vizituar fabrikën e këpucëve Solid, ku në këtë vizitë ishin dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu, kryetari i kuvendit komunal z.Sami Salihu, zv.kryetari i kuvendit komunal z.Branislav Manasijeviq. Kjo vizitë u përcoll poashtu edhe nga sekretari i Ministrisë së Ekonimisë z.Dragan Stefanoviq, i cili vëzhgoi për së afërmi punën që po bëhet në këtë fabrikë.

Z.Stefanoviq u shpreh shumë i kënaqur që në komunë të Preshevës më në fund është hapur një fabrikë gjë e cila zbut papunësin si dhe është është shenjë mirë që në të ardhmen këpucët e prodhuara në Preshevë të shiten nëpër shtetet e Evropës.

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi u shpreh shumë i kënaqur që në këtë fabrikë punojnë një numër i madh i punëtorëve, gjithashtu z.Arifi falënderoi dhe z.Kuqin që ka zgjedhur pikërisht Preshevën për të investuar duke i dhënë shpresë dhe perspektivë të mirë popullatës tonë.

Në fabrikën e këpucëve ”Solid” tashmë të punësuar janë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve mirëpo siç është deklaruar më herët nga investitori i kësaj fabrike pritet që në të ardhmen të rritet numri i punëtorëve.

Back to top button