Lajme

Enver Petrovci “modest”: Isha njëshi në ish-Jugosllavi

Në vitet e ’70 Beogradi nuk ka qenë qytet i serbëve, por e pati arritur që të jetë internacional.

“Nëse ke qenë i mirë, nëse e ke ditur se çfarë do, ke mundur të depërtosh”, ka thënë Enver Petrovci, në Rubikon të KTV-së. Ai është ndjekur nga një parim i një profesori shqiptar se “kurrë dobësitë e tua mos i lidh me komb”. Prandaj ai nuk mund të thotë se në Beograd e ka penalizuar të qenit shqiptar.

“Nuk ia kam lejuar vetes atë kënaqësi që të them se po ma bën se jam shqiptar, ndoshta edhe ma kanë bërë”, thotë Petrovci për kohën sa studioi në Beograd.

“Kam menduar që nuk e kam merituar dhe kam arrit që të kem sukses, jo veç sukses por, më falni për modestinë, të jem njëshi në ish Jugosllavi, ata vetë e thonë, edhe sot e asaj dite”, ka thënë ai. Petrovci tha se kulmi i karrierës së tij ishte në vitet ’83 – ’84. Mësimi i komedisë i mundësoi Enver Petrovit të pranohej për herë të dytë në Fakultetin e Aktrimit në Beograd të Serbisë. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së rrëfeu se si u rrëzua herën e parë dhe u rikthye përsëri atje për herë të dytë.

“Tragjikomedia është jeta”, tha ai.

“Tërë kohën kam punuar në tragjikomedi dhe nëpërmes kësaj jam bërë një prej aktorëve më të kërkuar mu pse edhe mbretërit, edhe komandantët i luaja me një komedi të vockël, sepse e kam amanet prej profesorit tim (Minja Dediq), se njeriu që bën veç komedi është budalla, njeriu që është veç serioz është budalla, por nëse je serioz edhe me humor atëherë ti je i mençur”, ka thënë Petrovci.

Related Articles

Back to top button